Login
Digital onboarding dhe nënshkrimi elektrik i avancuar

Benefitet

rTrust ofron verifikim të identitetit me shumë platforma përmes aplikacioneve në ueb dhe pajisje mobile, duke u integruar pa probleme në rrjedhat ekzistuese të procesit të punës. rTrust mbështet regjistrimin automatik të klientëve(on borading) dhe nënshkrimin e kontratës me nënshkrim elektronik të avancuara në përputhje me rregulloren eIDAS të BE-së dhe kornizën ligjore vendore.

Procesi përfshin:

  • • Nxjerrjen automatike e të dhënave alfanumerike nga ID-ja biometrike prej pjesës së MRZ(Machine Readable Zone).
  • • Krahasimin automatik të veçorive të fytyrës me të dhënat biometrike të nxjerra nga ID biometrike duke përdorur algoritme të avancuara.
  • • Verifikimin e gjallërisë (liveness check) me AI me anë të pajisjes mobile për të parandaluar mashtrimin.

Ky verifikim digjital i ID-së rrit komoditetin ne hapësirën digjitale dhe është i pa kompromis me sigurinë. Ndërsa aplikimi i algoritmeve të avancuara në kombinim me inteligjencën artificiale mbi shënimet biometrike integrohet lehtë në çdo platformë dhe zëvendëson praninë fizike të klientit. Për më shumë të dhënat personale të klientit mbrohen duke aplikuar metodat aktuale të enkriptimit, sipas standardeve dhe rregullave aktuale. Kështu rTrust ofron besim, identitet të verifikuar digjital dhe integrim të plotë në platformat ekzistuese.

Digital onboarding dhe nënshkrimi elektronik